Pasditen e sotme në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit u luajt derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos. Bardheblutë kanë arritur të fitojnë me shifrat minimale 2-0 pas një ndeshje mes të barabartësh dhe mjaft të luftuar.
Në pjesën e parë Dinamo ishte më aktive dhe tentoi më shumë, por pa gjetur saktësinë për të mposhtur portierin e Tiranës. Kjo e fundit dalëngadalë mori terren dhe rrezikoi fillimisht me disa tentativa nga larg.
https://streamable.com/ipi49q
Në minutën e 76-të Sidibe u ndëshkua me karton të kuq në radhët e Dinamos dhe i dha një dorë të madhe Tiranës për të shkuar te triumfi. Katër minuta pas daljes së tij nga fusha, Taulant Seferi mori mirë një veritkalizim të kalibruar të Hotit dhe tundi rrjetën.
Më pas Tirana gjeti sërish golin, këtë herë në një mënyrë mjaft të bukur. Në minutën e 84-t ishte Vesel Limaj, që lëshoi një goditje spektakolare dhe tundi rrjetën e Dinamos për herë të dytë, duke vulosur shifrat 2-0 në këtë test miqësor. /abcnews.al
https://streamable.com/2pgdms

