Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Video/ Tifozi i Napolit “detyron” Piolin të pranojë humbjen, ja reagimi i trajnerit të Milanit

schedule20:59 - 4 Mars, 2022

schedule 20:59 - 4 Mars, 2022

Napoli dhe Milani do të përplasin “brirët” mes tyre ditën e dielë, sfidë e vlefshme kjo për javën e 28-të në Seria A.

Një përballje që tregon shumë për dy skuadrat të cilat ndajnë edhe kreun e renditjes me pikë të barabarta, dhe sfida mes tyre do të jetë e luftuar për të siguruar 3 pikë shumë të rëndësishme për rrugën drejt titullit kampion në Seria A.

Edhe pse na ndajnë 2 ditë nga ky duel, atmosfera ka filluar të ndizet. Së fundmi në rrjetet është bërë virale një video, ku protagonist ishte trajneri i Milanit, Stefano Pioli, i cili ka shkëmbyer batuta pikante me një tifoz të Napolit, i cili e publikoi bashkëbisedimin me trajnerin në “Tik Tok”.

Trajneri kuqezi është ndalur në hyrje të Milanello-s nga një grup tifozësh dhe mes tyre ka qenë edhe një fans i Napolit, i cili e ka befasuar trajnerin me kërkesën e tij.

“Mister, a mund t’i japësh një mesazh vëllait tim Giuseppe?”, ka thënë tifozi. “Po, çfarë t’i them?”, pyeti trajneri i Milanit.

“Që të dielën do të humbni”, është përgjigjur tifozi dhe më pas ka shpërthyer në të qeshura. Kjo kërkesë ka shkaktuar habi te Pioli.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!