Përplasjet mes tifozëve janë diçka normale në futbollin e Amerikës Latine. Në Kolumbi u rikthyen tifozët në stadium pas plot 513 ditëve, teksa në fund të ndeshjes Santa Fe-Atletico Nacional shpërtheu dhuna e madhe.
https://streamable.com/cd1wcn
Përballja përfundoi me rezultatin 0-1 për ekipin mik, që mori tre pikët pas golit të realizuar në pjesën e dytë. Në momentin që arbitri vërshëlleu përfundimin e takimit, fusha u pushtua nga tifozët.
https://streamable.com/cbqir6
Ultrasit u përplasën mes tyre, ndërsa raportohet nga mediet lokale se një tifoz është dëmtuar rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. /abcnews.al