VIDEO | Tifozët e teprojnë me Woodward, s’mjaftohen me koret në stadium

schedule08:40 - 29 Janar, 2020

schedule 08:40 - 29 Janar, 2020

Situata te Manchester United nuk është aspak e qetë. Tifozët nuk po i përballojnë oshilacionet e shumta të ekipit të famshëm anglez dhe kanë dalë nga kontrolli. Një grupim i tyre ka sulmuar mbrëmjen e kaluar shtëpinë e Ed Woodward, i cili mban rolin e zv presidentit.

Tifozëve nuk u pëlqen aspak mënyra se si po menaxhohen “Djajtë e Kuq” dhe kanë përdoru flakadanë dhe mjete piroteknike kundrejt shtëpisë. Nuk kanë munguar as koret për vdekjen e Woodward, i cili është kthyer në një nga personat më të urryer.

Për fat të mirë, as zyrtari i klubit dhe asnjë nga familjarët e tij nuk ndodheshin brenda. Klubi i United ka reaguar në lidhje me ngjarjen, duke lëshuar fjalë të forta dhe premtuar ndëshkime për personat përgjegjës.

Klubi i Futbollit Manchester United ka mësuar për incidentin jashtë shtëpisë së një prej punonjësve tanë. Ne e dimë se bota e futbollit do të bashkohet pas nesh, ndërsa po punojmë me Policinë e Madhe të Mançesterit për të identifikuar autorët e këtij sulmi të pajustifikuar.

Kushdo që shpallet fajtor do të ndalohet për jetën nga klubi dhe mund të përballet me ndjekjen penale. Tifozët që shprehin mendimin janë një gjë, dëmi kriminal dhe qëllimi për të rrezikuar jetën është një tjetër. Thjeshtë nuk ka asnjë justifikim për këtë“, lexohet në deklaratën e United. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!