Për pak minuta nis dhe derbi i Madridit mes Atleticos dhe Realit, takim që do të luhet në “Metropolitano”, tifozët e skuadrës vendase kanë nisur me kore raciste ndaj Vinicius.
Jashtë stadiumit dëgjoheshin thirrjet e ultrasve bardhekuq: “Ti je një majmun, Vinicius ti je një majmun”.
Një thirrje raciste e patolerueshme nga një grup i madh mbështetësish të Atletico-s, siç është kapur në një video të publikuar nga “Tiempo de Juego”.
Këto kore vijnë pas një fushate të fortë antiraciste si nga vetë Vinicius, ashtu edhe nga shumë brazilianë, pas fjalëve të Pedro Bravos në “El Chiringuito”, të cilat zemëruan brazilianët.
“Nëse doni të kërceni samba, shkoni në Brazil. Këtu ajo që duhet të bëni është të respektoni kolegët tuaj profesionistë dhe të ndaloni së vepruari si majmunë,” – tha ai.
?️CÁNTICOS RACISTAS CONTRA VINICIUS de cientos de aficionados del @Atleti a las puertas del Metropolitano:
?”Eres un mono, Vinicius eres un mono”.
⛔️FUERA LOS VIOLENTOS Y RACISTAS DEL FÚTBOL
?Video @chema_medina #AtletiRealMadrid pic.twitter.com/KoHSNrtd3G
— Tiempo de Juego (@tjcope) September 18, 2022
/f.a/abcnews.al