Vetëm 15 minuta kanë mjaftuar për të gjetur rrugën e rrjetës. “Vikingët” e Norvegjisë duket se e kanë nisur me shumë vrull miqësoren e pasdites të kësaj të mërkure, teksa kanë marrë shumë shpejt avantazhin në sfidën që po zhvillohet në Oslo.
Një krosim perfekt i Wolfe në zonën e “Dardanëve” kapet bukur me kokë nga Erling Haaland, i cili me një goditje potente nuk gabon duke e çuar topin në rrjetë. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al