Policia britanike ka kapur në flagrancë dy grabitës, të cilët thyen xhamin e një dyqani syzesh në Londër dhe filluan t’i fusnin syzet në qese plastike.
Pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin momentin kur dy autorët me maska në kokë, thyejnë derën e xhamit në Chiswick në perëndim të Londrës Pasi futen brenda dhe aktivizohet alarmi i sigurisë, ata fillojnë të mbushin qeset me syze të marka të shtrenjta.
Teksa po fusnin syzet në qese, ata i zuri në befasi një grup policësh, të cilët u shfaqen para tyre me armë dhe elektroshok. Aksioni u konsiderua shumë i suksesshëm, pasi policët u shfaqën në vendin e ngjarjes me shpejtësi të madhe, kurse hajnat janë vënë në pranga.