VIDEO/ Teuta zhyt Apoloninë dhe nis fluturimin, betejë pa fitues në Laçi-Vllaznia

schedule17:52 - 10 Prill, 2021

schedule 17:52 - 10 Prill, 2021

Teuta nis shkëputjen në krye, pasi ka mposhtur sot Apoloninë dhe ka shfrytëzuar barazimin me Laçit dhe Vllaznisë. Në fushën e kurbinasve luhej dueli më i fortë i kësaj jave në Superiore dhe ishin shkodranët ata që e nisën më mirë.

Cisse që në minutën e dytë iu afrua golit, ndërkohë që rrezikoi më pas edhe Adili. Kurbinasit nisën të reagojnë gradualisht dhe Harmon ishte i rrezikshëm për Laçin. Në fund të pjesës së parë Zogovic e ndali, kurse në të dytën sulmuesi i fali nga shumë pranë portës.

Shumë luftë sportive në Laç, faulle dhe tentativa për të shënuar. Asnjëra skuadër nuk ia ka dalë dot dhe Vllaznia mori pikën që deshi në transfertë dhe renditet me dy pikë pas Teutës. Nesër sytë janë nga Partizani-Bylisi, që luhet në “Air Albania Stadium”.

 

 

Klasifikimi

TRIUMFI I KRYESUESVE – Teuta kryesuese e kampionatit ka bërë detyrën kundër Apolonisë, duke fituar me rezultatin e pastër 0-2. Durrsakët e zhbllokuan ndeshjen 20 minuta nga fillimi i ndeshjes, me Lorenco Vilën që nuk fali me një goditje të lehtë brenda zonës.

“Djemtë e Detit” komanduan lojën, ndaj një Apolonie që tani po e pranon gradualisht se shpresat për të mbijetuar janë thuajse zero. Dejvi Bregu, në formë javët e fundit, u dha një tjetër goditje fierakëve dhe i çoi shifrat në 0-2.

Vlonjati kishte mundësinë të shënonte edhe golin e tretë, por nuk ia doli. Mjaftuan dy gola dhe Teuta mori tre pikët. Objektiv i realizuar dhe tani sytë nga gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë, që luhet të mërkurën në “Niko Dovana”, kundër Skënderbeut. /abcnews.al

LAÇI-VLLAZNIA 0-0
LAÇI:
Sherri, Marku, Malota, Obanor, Musta, Lushkja, Deliu, Shehu, Mazrekaj, Xhixha, Harmon. Trajner: Shpëtim Duro
VLLAZNIA: Zogovic, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Krymi, Jonuzi, Marku, Kruja, Hoxhaj, Cisse. Trajner: Thomas Brdaric

APOLONIA-TEUTA 0-2
Shënues:
L. Vila 19′, Bregu 55′
APOLONIA:
Harizaj, Diop, Sota, Repaj, Haxhiu, Shanaj, Smaçi, Zoga, Mihana, Levend, Vasilj. Trajner: Fabrizio Cammarata.
TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Jackson, Aleksi, Daja, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: Edi Martini.

55′ Dejvi Bregu ka realizuar golin e qetësisë për Teutën, që kryeson kundër Apolonisë me rezultatin e pastër 0-2

54′ Van Dave Harmon i Laçit kishte një mundësi të artë për të ndëshkuar skuadrën e Vllaznisë

19′ Lorenco Vila ka realizuar në Fier kundër Apolonisë dhe Teuta kryesuese e kampionatit kalon në epërsi ndaj Apolonisë