VIDEO/ Teuta mund Gogën dhe fiton titullin kampion, por çfarë grushti në derbin e Durrësit

schedule22:34 - 16 Qershor, 2021

schedule 22:34 - 16 Qershor, 2021

Teuta ka mundur të fitojë ditën e sotme derbin me rivalët e urryer të qytetit, Goga Basket, duke e çuar serinë në 3-1 serinë e finaleve dhe fituar titullin kampion. Vit spektakolar për klubin ky, pasi ky triumf i shtohet atij në futboll.

Përtej fitores së rëndësishme të ekipit durrsak gjatë ndeshjes ëshë regjistruar një episod shumë i turpshëm dhe aspak i paprecedentë. Lojtarët janë kapur pas një faulli dhe më pas janë përplasur dhe kanë lëshuar goditje ndaj njëri-tjetrit.

Është dashur ndërhyrja e stafeve dhe një pjese të lojtarëve për të shuar gjithçka. Ndërkohë në fund, kur kishin mbetur edhe 3 sekonda lojë, lojtarët e Goga Basket nuk pranuan ta rikthejnë topin në lojë. /abcnews.al

https://streamable.com/w2jp47