VIDEO/ Tërmeti shkakton dëme tek godina e Kuvendit, plasaritjet shihen kudo

schedule16:29 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 16:29 - 2 Dhjetor, 2019

Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme edhe në godiat e institucioneve. Kryesia e Kuvendit, godinë që ndodhet përball Kryeministrisë, po ashtu e dëmtuar, ka disa plasaritje në ambientet e brendshme. Në fasadën e jashtme ky institucion nuk ka asnjë dëm.

Tërmeti i 26 nëntorit goditi rëndë shumë banesa, kryesisht në zonën e Durrësit dhe Thumanës. Dëme jo të vogla ka shkaktuar edhe në Tiranë, ku janë përqendruar institucionet kryesore të vendit.

Përveç Kryeministrisë, edhe godina 4-katëshe disa metra larg saj, kryesia e Kuvendit ka pësuar jo pak dëme. Fasada e jashtme nuk ka asnjë të çarë por pasojat tërmetit gjendjen brenda saj.

Katit të dytë, sipër një dere të madhe, i ka rënë një pjesë suvaje.  Jo shumë larg, është edhe një e çarë tjetër e madhe, tek shkallët:

Kjo pamje i takon sallës ku mblidhen deputetët e Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.

Një tjetër sallë e dëmtuar është dhe ajo ku mblidhet Komisioni i Veprimtarisë Porodhuese. Pothuajse e gjithë kjo faqe muri është çarë.

Lëkundjet kanë duket se më të forta kanë qenë në kat të karët. Kjo pamje është në korridorin, nga ky hyet në sallën më të madhe ku bëhen mbledhjet më të veçanta, si Konferenca e Kryetarëve.

Në këtë sallë këtë të hënë u mblodh Komisioni i Ekonomisë, pavarsisht plasaritjes së madhe që ka brenda.

Në këtë godinë mund të ketë pasur edhe dëme të tjera që kanë filluar të riparohen./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!