Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Tërmeti 6.1 goditi Kinën, shihni çfarë bëjnë të miturit në klasë

schedule17:29 - 2 Qershor, 2022

schedule 17:29 - 2 Qershor, 2022

Një ditë më parë provinca jugperëndimore e Sichuan në Kinë u godit nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 ballë i shkallës rihter, ku si pasojë humbën  jetën 4 persona dhe u plagosën 14 të tjerë.

Televizioni kinez CCTV ka kapur momentin kur një tërmet me magnitudë 6.1 goditi një shkollë kineze në provincën jugperëndimore të Sichuan.


Dhjetëra nxënës të panikut u panë duke hyrë poshtë tavolinave të tyre përpara se të largoheshin me shpejtësi nga klasa me duart mbi kokë.



Qendra e Rrjeteve të Tërmeteve në Kinë tha se tërmeti i parë, në qarkun Lushan të Ya’an, goditi në një thellësi prej 17 km.

Pasoi një tërmet i dytë, me magnitudë 4.5 ballë, i cili vrau të paktën katër dhe la 14 të tjerë të plagosur.

Sichuan është një zonë e prirur ndaj tërmeteve. Fatkeqësia e fundit kujtoi një tërmet me magnitudë 8.0 që goditi qarkun Ëenchuan në veriperëndim të Sichuan në 2008.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!