Ekipet e Kategorisë Superiore dhe asaj të Parë vijojnë përgatitjet për sezonin e ri dhe miqësoret janë mundësia e vetme për të “skalitur” idetë para nisjes së sezonit.
Ditën e sotme Vllaznia ka zhvilluar një miqësore me Terbunin e Kupës, trajner i së cilës është Elvin Beqiri, ish mbrojtës i kombëtares.
https://streamable.com/sz3m6n
Edhe një herë tjetër Vllaznia është treguar dominuese dhe e ka mbyllur kundërshtarin në pak metra të fushës së vet, por përkundër rasteve të shumta nuk erdhi asnjë gol nga aksion i rrjedhshëm.
Ndeshjen e vulosi një gol nga pika e bardhë e Liridon Latifit në minutën e 56, për të vulosur shifrat 1-0 në testin e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi”. /abcnews.al