VIDEO/ Tërbohet trajneri i Union, shikoni ç’i bën arbitrit në Argjentinë

09:20 | 25/02/202009:200

I papërmbajtshëm trajneri i Union në Argjentinë. Leonardo Madelon është kapur me gjyqtarin e katërt, Nahuel Vinas, për shkak të minutave shtesë (akordoi 4 minuta) që ka dhënë në takimin që Union e barazoi pa gola kundër Central Cordoba.

Fillimisht Madelon ankohet, ndërsa më pas e shtyn dhe e kap për qafe Vinas. Ky i fundit nuk e toleron diçka të tillë dhe sinjalizon gjyqtarin kryesor të ndeshjes, i cili nuk u kursye dhe i nxori kartonin e kuq trajnerit të Union.

Madelon edhe pas kartonit të kuq shfaqet i irrituar, teksa në mediat argjentinase raportohet që e ka ofenduar nga nëna arbitrin e katërt, ndërkohë që shikohet që edhe e përplas në sup. Pritet që trajneri i Union të dënohet nga organet disiplinore për sjelljen e tij ndaj Vinas. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono