Me nisjen e fraksionit të dytë të lojës “demat e kuq” të Partizanit kanë shënuar dhe 2 herë të tjera në portën e Kastriotit.
Fillimisht topin në rrjetën e “vendasve” e çoi mesfushori Valentino Murataj, ku në minutën e 59′-të lëshon një goditje potente drejt portierit Sali, goditje e cila pritet fillimisht por bie sërish në këmbët e mesfushorit të “demave”, i cili herën e dytë nuk gabon dhe çon topin në rrjetë.
Vetëm 5 mintua më vonë gjatë një aksioni fantastik ekiport nga “demat” e kryeqytetit, Rrapaj çon bukur një top me kokë te Da Silva, me brazilianin që ballë për ballë me portierin Sali nuk gabon dhe çon topin në rrjetë duke siguruar një dygolësh personal në këtë sfidë. Rezultati shkon në 1 me 4. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Valentino Murataj, 1-3: