VIDEO/ Tensione e polemika, Sheffield United i “rrëmben” pikët “Çekanëve” me rekord

schedule18:56 - 21 Janar, 2024

schedule 18:56 - 21 Janar, 2024

Ka përfunduar pas shumë emocionesh e polemikash, përballja e javës së 21-të së kampionatit anglez të futbollit, Premier League, me “Shpatat” e Sheffield United, që barazuan me rezultatin 2 me 2, ndaj “Çekanëve” të West Ham, me vendasit që arritën të shpëtonin nga humbja, vetëm në minutën e fundit.

Të parët ishin “Çekanët” e David Moyes, të cilët kaluan në avantazh falë “fantazistit”, Maxwell Cornet, në minutën e 28′-të të sfidës, mirëpo pjesa e parë nuk përfundoi me kaq, pasi në minutën e 44′-t vendasit gjetën rrugën e rrjetës, me anë të kilianit Brereton Diaz, duke e mbyllur në “paqe” fraksionin e parë të lojës.

Me fillimin e pjesës së dytë, skuadra e West Ham kaloi sërish në avantazh, kësaj radhe me anë të një 11-metërshi, të shënuar nga “ylli” i mesfushës, James Ward-Prowse, në minutën e 79′-të. Vetëm 14 minutë më vonë vendasit e Sheffield mbesin dhe 10 lojtarë pas daljes me të kuqe të Brewster dhe u duke se gjithçka po shkonte drejt një fitoreje komode të “Çekanëve”, mirëpo në minutën e 106′-të, çeku i “londinezëve”, Vladimir Coufal ndëshkohet gjithashtu dhe kartonin e kuq, duke barazuar numrin e lojtarëve në fushën e blertë dhe vetëm 5 minuta më vonë arbitri akordon një 11-metërsh në favor të vendasve, nga ka Oliver McBurnie nuk gabon, duke shënuar kështu, në minutën e 113′-të golin më të “vjetër” në historinë e Premier Leauge.

Ky rezulat nuk ka ndikuar aspak në renditjen e tabelës së Premier League, me “Çekanët” e West ham, që mbeten sërish në vendin e 6-të të tabelës, kësaj radhe me 35 pikë, 3 më shumë se United i një vendi më shumë dhe 5 pikë më pak se skuadra e Tottenham, në krahun tjetër, “Shpatat” e Sheffild United mbesin vendin e fundit të tabelës, me vetëm 10 pikë, pas 21 javëve të kampionatit. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!