Duket se tensioni në sfidën Roma-Feyenoord, nuk ka të sosur dhe në minutën e 32′-të të sfidës diçka e paprecedentë ka nodhur jashtë vijave të fushës së blertë.
Në një duel shpejtësie me anësorin e “verdhekuqve”, Zalewski, sulmuesi meksikan i Feyenoord, Santiago Gimenez e nxjerr topin jashtë vijave kufizuese dhe në momentin kur shkon për të marrë topin në mënyrë që të ekzekutojë me shpejtësi rivënien anësor, ndihmësi i Jose Mourinho, Slavatore Foti nuk e lë sulmuesin t’i afrohet topit dhe në një moment e godet atë me brryl në fytyr duke shkaktuar menjëherë momente tensioni.
Skuadrat patën menjëherë përplasjet e para, por pa eskaluar në një sherr gjigant, me arbitrin kryesor të sfidës, që nxorri menjëherë kartonin e kuq për italianin e pankinës së Roma-s. /i.m /abcnews.al
SHIKONI RASTIN: