Tension në ndeshjen derbi mes Partizanit dhe Tiranës. Dy futbollistë të rëndësishëm të dy ekipeve, Lorenc Trashi dhe Michael Ngo janë kapur mes tyre dhe më pas janë ndëshkuar me kartonë të verdhë.
Lojtari i “demave”u pa i acaruar, teksa e kapi në fytyrë sulmuesin anglez. U desh ndërhyrja e të gjithë futbollistëve për të shmangur një përplasje edhe më të madhe. /abcnews.al