Dëborë në pranverë/ Zbardhen zonat malore në veri e juglindje te vendit

schedule08:19 - 18 Mars, 2025

schedule 08:19 - 18 Mars, 2025

Teksa festuam ardhjen e pranverës, fillimi I kësaj jave ka risjellë uljen e temperaturave dhe reshje dëbore në disa qytete të Shqipërisë. Qyteti i Kukësit, Bulqiza, Tropoja, Hasi, Shkodra,  qarku i Korçës dhe rrethina të Elbasanit janë zgjuar me reshje dëbore.

Në qytetin e Kukësit, termometeri ka zbritur në 0 gradë, ndërsa në lartësi mbi 700 m temperaturat shkojë deri në minus 4.

Lëvizja e mjeteve në rrugët nacionale ka qenë i lirë, përjashtuar në zonat e larta ku drejtuesit e mjeteve duhet të kenë pajisjet dimërore.

Mëngjesin e sotëm Korça u zbardh nga debora. Reshjet ranë me intensitet të ulët deri në mesatar në Korçë dhe në Pogradec.

Konkretisht në zonën e Dardhës dhe Voskopojës, trashësia e dëborës është regjistruar në 7 centimetra trashësi.

Furnizimi me energji elektrike ka qenë normal në të gjithë zonat e prekura nga reshjet e dëborës Mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!