Tirana po zhvillon fazën përgaditore në Turqi, teksa kryeqytetasit ditën e sotme u vënë përballë skuadrës rumune të Hermannstadt, takim që nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 mes tyre.
Tek bardheblutë atmosfera në ekip është shumë pozitive, ku lojtarët ia kanë marrë këngës, duke zhvilluar edhe garën e “karaokeve”.
Juria e kësaj nate të veçante te kampionët është edhe më speciale, ku Orges Shehi, Kristi Vangjeli, Alfred Osmani dhe Hajdar Karai.
Videoja e postuar nga vetë klubi në rrjetet sociale ka marrë mjaft “like”, me stafin që kanë menduar të bëjnë diçka ndryshe për të sjellë atmosferë pozitive në skuadër.
View this post on Instagram
/f.a/abcnews.al