VIDEO/ Të rinjtë u dergjen anë rrugës për gati një orë, ambulanca shkoi vetëm me shoferin dhe 1 infermier

schedule14:28 - 29 Tetor, 2019

schedule 14:28 - 29 Tetor, 2019

Klajdi Ndreçka ishte ndër të parët që u gjend në vendin ku u aksidentuan për vdekjen gjatë mbrëmjes së djeshme tek rrethrrotullimi i Kolonjës ku mbetën pa jetë Jorges dhe Alteo Shabani.

Në dëshminë dhënë ekskluzivisht gazetares së Abc News Anila Sela, ai rrëfen se si i nxorrën të rinjtë nga makina e dëmtuar, ndërsa thekson faktin se pavarësisht se u njoftuan disa herë, policia dhe ambulanca mbërritën pas 50 minutash.

“I nxorrëm nga makina e shtypur duke përdorur dritat e celularëve. Njoftuam disa herë policinë dhe autoambulancën por ata erdhën pas 50 minutash”, tregon Klajdi.

Por, edhe pse ambulanca erdhi gati një orë me vonesë, sipas dëshmisë së tij, në të gjendej vetëm një infermiere dhe shoferi dhe asnjë mjek tjetër apo pajisje që mund t’i vinin në ndihmë të rinjve që pësuan aksident.

Duket qartë se ambulanca ka ardhur vetëm për të bërë transportimin e të dëmtuarëve dhe jo për t’i dhënë ndihmë atyre edhe gjatë udhëtimit në ato sekonda mjaft të vlefshme që ndanin jetën nga vdekja.

Sigurisht, aksidenti ishte ai që solli tragjedinë në aksin Fier-Lushnje, por neglizhenca e institucioneve shtetërore si edhe mungesa e pajisjeve dhe stafit bazik duket të ketë një rol të madh në numrin e madh të vdekjeve në rrugët e Shqipërisë.

Për më tepër, ndiqni dëshminë e qytetarit:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!