Të rinjtë nga Elbasani denoncojnë dhunën: Po ktheheshim nga plazhi, FNSH na rrahu/VIDEO

schedule19:56 - 31 Korrik, 2020

schedule 19:56 - 31 Korrik, 2020

Tre të rinj nga Elbasani kanë denoncuar dhunën që sipas tyre i është ushtruar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat Delta, në momentin kur sipas policisë janë ndaluar pasi kanë qenë duke udhëtuar pa leje drejtimi.

Amarildo Mema dhe Lojtar Qosja të dy të moshës 23-vjeç thonë në një prononcim për gazetarin Aldo Kozarja se ngjarja ka ndodhur në Orikum ku ata ishin bllokuar në trafik pasi po ktheheshin nga plazhi i Drimadhesit.

Djemtë pretendojnë se janë dhunuar nga forcat Delta të cilët i kanë nxjerrë nga dritarja e makinës dhe kanë vijuar dhunën ndaj tyre edhe në ambientet e spitalit dhe komisariatit.

“Ishim duke u kthyer nga plazhi nga Drimadhes, duke ecur m’u cca goma rrugës. Ndaluam në traf8ik në Orikum, Forcat delta na kanë thyer xhamin, na kanë nxjerrë me forcë.

Na kanë thënë do iu vrasim. Na kanë rrahur në spital, në komisariat. Na kanë rrahur gjithandej. Edhe këtë shokun”, shprehen ata.

Jashtë kamerave të rinjtë shprehen se bashkë me ta ka qenë edhe një shok tjetër, Nazmi Liçi i cili po vijon të mbahet në komisariat, ndërsa tregojnë dhe shenjat e dhunës të ushtruar ndaj tyre.

Në njoftimin e sjellë nga policia në orët e para të mëngjesit, ky i fundit është arrestuar pasi është kapur duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, ndërsa gjatë kontrollit i është gjetur edhe lëndë narkotike.

“Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin N. L., 24 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas u kap në aksin rrugor të lagjes Ujë i Ftohtë,  Vlorë duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi përkatës, si dhe nga kontrolli i ushtruar, shërbimet i gjetën një sasi të vogël me lëndë ndarkotike, e dyshuar e llojit canabis sativa”, njofton policia./abcnews.al