VIDEO/ Të pathyeshëm në “shtëpi”, Bologna mund pastër Roma-n për të kapur “zonën” Champions

schedule21:15 - 17 Dhjetor, 2023

schedule 21:15 - 17 Dhjetor, 2023

Janë “surpriza” e këtij sezoni, në Serie A. Bologna e tekniku Thiago Motta po tregon se në “shtëpi” është e pathyeshme, teksa që prej javës së parë të kampionatit, më 21 gusht, ku mundej nga “kuqezinjtë” e Milan, me rezultatin 0 me 2, “Emiljanët” kanë siguruar vetëm pikë, në “Stadio Renato Dall’Ara” e kështu kanë bërë edhe mbrëmjen e kësaj të diele.

“Verdhekuqtë” kanë mundur me rezultatin e pastër 2 me 0, “Verdhekuqtë” e Jose Mourinho, me këta të fundit, që vinin në këtë transfertë me një sërë mungesësh dhe kjo gjë u pasqyrua edhe tek rezultati zhgënjyes.

Për djemtë e teknikut italian mjaftoi nga një gol në secilën pjesë, teksa fillimisht rrugën e rrjetës e gjeti Nikola Moro, në minutën e 37’-të të sfidës, pas një pasimi fantastik të Ndoye, ndërsa vetëm 4 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, danezi Rasmus Kristensen bën një gafë të vërtetë duke e çuar topin në rrjetën e tij, për të “vulosur” sfidën, në rezultatin 2 me 0.

Falë kësaj fitoreje të madhe, Bologna ngjitet në vendin e 4-t të tabelës, duke parakaluar skuadra si Napoli, Fiorentina, Roma e Atalanta, në garën për “zonën” Champions, ndërsa “Verdhekqutë” e Jose Mourinho mbeten në vendin e 7-të të tabelës, me 25 pikë dhe javën e ardhshme do të ndeshen me “Blutë” e Napoli. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Nikola Moro, 1-0:

Autogoli i Rasmus Kristensen, 2-0:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!