VIDEO/ Të pandalshëm në Itali, “Zikaltërit” shkërrmoqin kampionët për vendin e parë të tabelës

schedule22:43 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 22:43 - 3 Dhjetor, 2023

Mund të thuhet me plot gojë se janë pretendentët absolut për fitimin e titullit kampion të Serie A këtë sezon. “Zikaltërit” e Inter kanë arritur të tregojnë edhe një herë “dhëmbët” në kampionat, teksa kësaj here kundërshtarë ishin kampionët në fuqi të Napoli, të cilët u mundën në “shtëpinë” e tyre, me rezultatin e thellë, 0 me 3.

Një gol, në pjesën e parë të sfidës, nga Hakan Calhanoglu, në minutën e 44’-t të sfidës, si dhe dy gola, në fraksionin e dytë të lojës, nga Nicolo Barella e Marcus Thuram, në minutat 62’-të dhe 85’-të mjaftuan për të “vulosur” fitoren e radhës në transfertë të “Gjapërinjve” të Milanos.

Falë këtij rezultati, “Zikaltërit” e teknikut Simone Inzaghi ngjiten sërish në vendin e parë të Serie A, kësaj here, me 35 pikë, duke parakaluar kështu “bardhezinjtë” e Juventus, që gjenden në vendin e 2-të të tabelës, me 33 pikë. Ndërkaq, Napoli zbret në vendin e 5-të të renditjes, me 24 pikë, po aq sa Roma e vendit të 4-t, por me një golavarazh më të keq se këta të fundit. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Hakan Calhanoglu, 0-1:

Goli i Nicolo Barella, 0-2:

Goli i Marcus Thuram, 0-3:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!