VIDEO/ Të padukshëm në fushë, Partizani dhe Sivasspor bëhen “hit”

schedule21:28 - 16 Janar, 2021

schedule 21:28 - 16 Janar, 2021

Në Europë ka ardhur dimri dhe dëbora është e pranishme në një pjesë të mirë të vendeve. Sot në Turqi u luajt Basaksehir-Sivasspor (1-1), teksa fusha ishte e gjitha e mbuluar me dëborë.

Ajo që ra në sy, në fakt nuk ra në sy dhe për këtë bëri përshtypje ishte uniforma e Sivasspor, e cila ishte totalisht e papërshtatshme me terrenin e fushës.

Miqtë kishin veshur uniformë të gjithën të bardhe, duke e bërë shumë të vështirë dallimin e tyre në fushën e mbuluar nga dëbora. Video nga ndeshja, ku lojtarët miq duken me shumë vështirësi është shpërndarë shpejt në rrjetet sociale.

Edhe në Shqipëri e kishim një shembull të tillë. Partizani luajti në Korçë me Skënderbeun (2-1) mes dëborës dhe skuadra e Ilir Dajës kishte veshur çorape dhe fanellë të bardhë, teksa dallimin e vetëm e bënin tutat.

Këto të fundit dhe afërsia e kamerave me fushën e bënin më të lehtë se në Basaksehir-Sivasspor dallimin e lojtarëve miq. Nëse ndeshja në Turqi u bë “hit” në rrjetet sociale, Partizani “shpëtoi” këtë herë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!