VIDEO/ “Të Kuqtë” spektakël në “Anfield”, Liverpool fiton ndaj Sheffield dhe merr kreun e Premier League

schedule22:56 - 4 Prill, 2024

schedule 22:56 - 4 Prill, 2024

Ishte padyshim një fitore e madhe, sidomos kur kupton se të ringjit në vendin e parë, të tabelës, së kampionatit më të luftuar, në botë, Premier League. “Të Kuqtë” e Liverpool regjistruan një tjetër fitore, mbrëmjen e kësaj të enjteje, teksa mundën në “Anfield Road”, me rezultatin e thellë, 3 me 1, skuadrën e Sheffield United, në sfidën e javës së 31-të.

Golat e Darwin Nunez, Alexis Mac Allister e Cody Gakpo, në minutat e 17’, 76’ e 90’ nxorrën të pavlefshëm autogoline shënuar nga Bradley, në minutën e 58’-të, të pjesës së dytë, duke lumturuar kështu 61,276 tifozët e pranishëm, në shkallët e “mitikut”, të “Të Kuqve”, si dhe duke afruar teknikun, Jurgen Klopp, me titullin e dytë kampion.

Kështu, siç theksuam edhe më lart, falë këtij rezultati, “Të Kuqtë” e Liverpool ngjiten në vendin e parë të tabelës, kësaj here me 70 pikë, dy pikë më shumë se “Topçinjtë” e Arsenal, si dhe 3 më shumë se “Qytetarët” e Manchester City, ndërsa skuadra e Sheffield United mbetet në vendin e fundit me 15 pikë, shumë pranë rënies në Championship.

SHIKONI GOLAT: