VIDEO/ Te këput shpirtin, nëna me Alzheimer sheh vajzën që e ushqen në sy dhe i thotë “Të dua”

schedule16:47 - 28 Tetor, 2022

schedule 16:47 - 28 Tetor, 2022

Një video prekëse është duke qarkulluar në Twitter në të cilën thuhet se shfaqet një e moshuar me sëmundjen e Alzheimer-it dhe vajza e saj që e ushqen. Ndërsa hante ushqimin, në një moment, e moshuara e sheh vajzën në sy, kujtohet se cila është dhe i thotë “të dua”.

Kujtojmë se për të sëmurët me Alzheimer momentet e “kthjellëta” kur janë të vetëdijshëm se cilët janë personat që i rrethojnë janë të rralla.

Me kalim e kohës simptomat e sëmundjes rëndohen, fillon me humbje të lehtë të memories por më pas të sëmurët mund të mos njohin më as familjarët e tyre. Sëmundja e Alzheimerit prek pjesë të trurit që kontrollojnë mendimin, kujtesën dhe gjuhën. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!