VIDEO/ Të burgosurit marrin peng oficerët e burgut në Volgorod, raportohet për të vdekur

schedule13:49 - 23 Gusht, 2024

schedule 13:49 - 23 Gusht, 2024

Një grup terroristësh të Shtetit Islamik ka marrë peng oficerët e burgut në burgun IK-19 në Surovikino, rajoni i Volgogradit, Rusi. Disa oficerë të Shërbimit Penitenciar Federal të Rusisë janë vrarë dhe disa të tjerë ende po mbahen peng.

Videoja që qarkullon në mediat sociale raportohet se tregon të paktën dy sulmues, njëri prej të cilëve tha se janë luftëtarë të Shtetit Islamik, duke marrë kontrollin e burgut në qytetin e Surovikino.

Informacionet që qarkullojnë bëjnë me dije se autorët janë katër persona, ndërsa të paktën tre zyrtarë të burgut janë vrarë. Numri i të plagosurve dhe pengjeve mbetet i paqartë.

Burgu në qytetin e Surovikino konsiderohet një koloni burgu e “regjimit të rreptë” me një kapacitet deri në 1241 të burgosur meshkuj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!