Ish-presidenti ameirkan Barack Obama u përball me një të papritur, teksa diskutonte për një sulm ndaj Paul Pelosit, bashkëshorti i demokrates Nancy pelosi.
Obama po fliste në një tubim në mbështetje të guvernatorit të Miçiganit, Gretchen Ëhitmer, kur një burrë nga turma e ndërpreu atë teksa po përpiqej të diskutonte për klimën politike në Amerikë.
“Ne kemi politikanë që punojnë për të na ndarë dhe për të na bërë të zemëruar dhe të frikësuar nga njëri-tjetri për përfitimin e tyre, dhe e gjithë kjo përforcohet dhe përforcohet 24/7 nga mediat sociale”, tha Obama.
“Dhe ndonjëherë kjo mund të bëhet e rrezikshme”, tha Obama, i cili ndaloi në fjalimin e tij. Në atë moment dëgjohet një burrë i paidentifikuar duke i bërtitur Obamës, me ish-presidentin që i përgjigjet i zemëruar: “Ja pra, këtë dua të them. Ne ndjekim një proces që kemi krijuar në demokracinë tonë. Tani për tani, unë jam duke folur. Ju do të keni një shans për të folur dikur më vonë.”
Publiku filloi të reagojë ndaj burrit të panjohur që e ndërpreu Obamën dhe brohoriti ish-presidentin, duke duartrokitur dhe duke brohoritur me ritëm emrin e tij.
“Ne e pëlqejmë njëri-tjetrin, nuk duhet t’i bërtasim njëri-tjetrit. Ju nuk do ta bënit këtë në një vend pune. Ne nuk do t’i ndërpresim njerëzit duke folur. Kështu nuk bëhen gjërat”, vazhdoi Obama.
Burri i paidentifikuar përfundimisht u shoqërua jashtë ndërtesës nga sigurimi ndërsa Obama vazhdonte fjalimin e tij.
Barack Obama mbetet personi më popullor në Partinë Demokratike gati 6 vjet pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. Ai po përpiqet të ndihmojë me aq sa mundet, ndërsa demokratët luftojnë për të mbajtur shumicën e tyre të pakët në Kongres në zgjedhjet afatmesme. /abcnews.al