VIDEO/ Tallet nga shokët, 9-vjeçari i lutet nënës: Më jep një litar, do vras veten

schedule19:59 - 20 Shkurt, 2020

schedule 19:59 - 20 Shkurt, 2020

Yarraka Bayles, nëna e një djali 9-vjeçar ka postuar videon e të birit, i cili shfaqet në gjendje të përkeqësuar për shkak se shokët e klasës e kanë bullizuar.

Nëna e tij ka bërë një apel shumë rrënqethës duke iu drejtuar prindërve të tjerë që të regohen të kujdesshëm me fëmijët, ndërsa thotë se bullizmi mund të shkaktojë pasoja të rënda. Ajo tregon se e kishte parë me sytë e saj se si një tjetër i mitur kishte qëlluar djalin në kokë.

“Sapo e mora djalin nga shkolla, isha vetë dëshmitare e episodit të  bullizmit, i telefonova drejtorit, dhe dua që të gjithë: prindër, edukatorë, mësues, ta dinë se çfarë ndikimi ka tallja. Ky është impakti! Unë seriozisht, nuk di se çfarë të bëj tjetër”, ka shkruar ajo

Teksa qante me dënesë në makinë, djali i kërkonte të ëmës që t’i jepte një litar se do të varte veten.

 “Do vdes tani…me litar. Më jep një litar, do vras veten,”– thotë 9-vjeçari.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!