Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka qenë padyshim “magjistari” i këtij rrugëtimi të suksesshëm drejt EURO 2024.
Pas kualifikimit të sotëm në Europian, entuziazmi i brazilianit ishte i papërmbajtshëm. Jo vetëm me futbollistë dhe pjesëtarët e stafit, por edhe me tifozët.
Ata që kanë qenë të pranishëm në tribunat e stadiumit në Kishinau, kanë parë se si në fund tekniku shkoi dhe u dha dorën me radhë shumë tifozëve, duke mos kursyer foto me ta apo edhe përqafime mjaft të ngrohta./ h.ll/abcnews.al
?❤️ Albania manager Sylvinho full of passion as they secure qualification for EURO 2024! ?? pic.twitter.com/KynTYry5Qq
— EuroFoot (@eurofootcom) November 17, 2023