Aktori i njohur, Tom Hanks ka pranuar të jetë pjesë e një filmi për jetën e Elvis Pressley-t, që po xhirohet në Australi. Ai do të luajë rolin e kolonelit Tom Parker dhe në këtë mënyrë i është dashur të ndryshojë look për t’u përshtatur sa më mirë.
Ndryshimi i parë që ka bërë kanë qenë flokët, që aktori i ka treguar në një lidhje me programin “The Graham Norton Shoë”. Në fillim, ai u shfaq në ekran me një kapele, ndërsa më pas e hoqi atë duke bërë humor dhe ironi me pamjen e tij.
“Shikojeni këtë model të tmerrshëm. I tremba fëmijët me këto flokë. Dua t’i kërkoj falje që ju desh të shihnin diçka të tillë”, tha Hanks duke qeshur. /abcnews.al