23 maji është një datë e rëndësishme për Ciro Imobile. Sulmuesi i Lazio, para gjashtë vitesh u martuan në Bucchianico, në provincën e Chieti. Me Jessica ishte njohur që kur luante te Pescara dhe tani kanë tre fëmijë: Michela, Giorgia dhe Mattia.
Këtë përvjetor nuk mund të mos e kujtojnë në rrjetet sociale, ku goleadori i Lazio ka një dedikim shumë të bukur për partneren e tij. “Gjashtë vite na NE. Ju jeni gjithçka që kam dashur, gjithmonë”, shkruan Ciro.
Edhe Jessica, sigurisht që nuk e fsheh dot dashurinë që ka për të: “Kanë kaluar gjashtë vite nga momenti ynë, nga premtimi që bëmë. Të dua shumë”. Gjithashtu ajo ka zbuluar edhe surprizën që partneri i saj i kishte bërë për përvjetorin e gjashtë. /abcnews.al