VIDEO/ Superkupa e Kolumbisë, një faull qesharak bëhet “hit” në internet

schedule08:31 - 12 Shtator, 2020

schedule 08:31 - 12 Shtator, 2020

Teofilo Gutierrez ka marrë një nga kartonët e kuq më të çuditshëm. Në finalen e Supekupës së Kolumbisë, të dytë, që Junior e fitoi 0-2 kundër America De Cali, sulmuesi u ndëshkua në minutën e pestë shtesë.

Ai e kishte marrë edhe një të verdhë tjetër, në një ndeshje që ka sjellë debate për gjykimin. Gutierrez në fakt bëri një faull të çuditshëm ndaj lojtarit kundërshtar dhe i kuqi i marrë (u ndëshkua me të dytin e verdhë) po bën xhiron e internetit.

Lojtari i America De Cali po kryente një rivënie anësore dhe sulmuesi i Junior kërcen para tij dhe e shkel në momentin e fundit, çka shikohet nga arbitri i ndeshjes. Ai nuk e dal dhe i tregon menjëherë kartonin e verdhë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!