VIDEO/ Laçi shpërfytyron Apoloninë, Tirana e Teuta ngecin sërish

schedule15:39 - 29 Nëntor, 2020

schedule 15:39 - 29 Nëntor, 2020

Laçi feston fitoren e parë, ndërsa Tirana e Teuta “fiksohen” pas barazimeve. Kampionët në fuqi përballeshin me Kastriotin dhe shënuan të parët me anë të Ernest Muçit, por krutanët e pamposhtur deri më tani nuk dorëzohen.

Devid barazoi që në pjesën e parë dhe më pas pati sulme nga të dyja krahët, por nuk u shënua asnjë gol. Në fund krutanët pretenduan edhe për një penallti, por arbitri nuk mendoi ashtu. Barazim pati edhe në Ballsh, aty ku Bylisi e Teuta luftuan fort për të ndarë në fund nga një pikë. Sërish 0-0 durrsakët, që edhe me Kukësin e Vllazninë kishin regjistruar të njëjtin rezultat.

LAÇI I NICËS – Fitorja e parë e kurbinasve, në shtëpi kundër Apolonisë. Ishte detyrim për Laçin, që pas humbjes me Kukësin e pa të arsyeshme të ndante rrugët me Armando Cungun. Sot me Apoloninë erdhi fitorja me rezultatin 6-1, me fierakët që “pickuan” të parët.

Omeri shfrytëzoi një pasiguri të mbrojtjes kurbinase dhe me kokë realizoi. Laçi u zgjua, duke goditur fillimisht shtyllën me Markun. Nwabueze ishte me një marsh tjetër dhe ia doli ta përmbyste ndeshjen që në pjesën e parë, që u mbyll 2-1.

Amerikani nuk u mjaftua me kaq dhe në të dytën shënoi edhe golin e tretë. Te Laçi u çlirua edhe Redon Xhixha, i cili me portën e boshatisur nuk gaboi. Albion Marku realizoi të pestin, ndërsa në shtesë Xhixha nuk fali dhe shënoi edhe të gjashtin. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 5
E diel, më 29 nëntor, ora 13:40

Kastrioti-Tirana 1-1
Shënues:
Devid 34′ / Muçi 8′
Bylisi-Teuta 0-0
Laçi-Apolonia 6-1
Shënues:
Nwabueze 37′, 40′, 62′, Xhixha 64′, 93′ Marku 85′/ Omeri 23′

 

85′ Albion Marku realizon edhe golin e pestë për skuadrën e Laçit, që nuk kursehet kundër Apolonisë

64′ Julian Shehi lëviz bukur dhe futet në zonën e Apolonisë dhe shërben për Xhixhën, i cili realizon golin e parë sezonal. Protesta për pozicion jashtë loje

62′ – Nwabueze nuk fal dhe realizon golin e tretë për skuadrën e Laçit, kundër Apolonisë. Asist perfekt i Turkajt

40′ Nwabueze shmang dy lojtarë të Apolonisë dhe i vetëm me portierin gjuan dhe Harizaj pret tentativën e parë, kurse në të dytën dorëzohet

37′ Pas një goditjeje këndi, Nwabueze realizon në portën e Apolonisë. Sulmuesi shfrytëzoi rrëmujën dhe e çoi topin në rrjetë

34′ Devid realizon golin e radhës për Kastriotin, duke barazuar shifrat në sfidën me Tiranën

23′ Mbrojtja e Laçit nuk koordinohet mirë dhe Omeri me kokë zhytet dhe mposht portierin Alen Sherri

8’ Tirana në epërsi, pas një goli të Ernest Muçit. Gabojnë krutanët në mbrojtje dhe sulmuesi nuk fal