VIDEO | Supergoli i Likës ndal Teutën, Çinari e Trashi “nderojnë” Partizanin

schedule18:55 - 8 Shkurt, 2020

schedule 18:55 - 8 Shkurt, 2020

Janë mbyllur dy sfidat e fundit të javës 21 në Superiore, me Partizanin dhe Teutën që kanë zbritur në fushë, respektivisht kundër Flamurtarit dhe Luftëtarit. Dy ekipet pretendente morën rezultate të ndryshme në shtëpi përballë dy skuadrave të fundit të Superiores. “Demat” mposhtën pastër 2-0 kuqezinjtë e Flamurtarit, ndërsa Teuta u ndal në fund në barazim 1-1 nga ekipi gjirokastrit.

Partizani triumfoi pastër 2-0 përballë ekipit vlonjat, falë golave të Çinarit dhe Trashit. Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndërsa e dyta, nisi me një penallti për “Demat”. Çinari mori përsipër ekzekutimin e saj dhe shënoi (62′). Nëntë minuta më vonë, Trashi gjeti golin e sigurisë, pas një goditje të fortë me të majtën brenda zonës.

Teutës nuk i mjaftoi ai gol të dyshimtë të Gomes që në minutën e 14-të të sfidës. Vila bëri një goditje të shkëlqyer me roveshatë, por topi i tij u ndal nga shtylla. Pasi u kthye topi, Gomes shënoi me portën e boshatisur, por pozicioni i tij ishte i dyshimtë. Megjithatë, Luftëtari nuk u dorëzua dhe në sekondat e fundit, arriti të barazojë. Ishte Greslid Lika ai që shënoi në minutën e 90-të, për t’i dhënë një pikë bluzinjve./abcnews.al

SUPERIORE, java 21

Partizani – Flamurtari  2-0
Çinari (p) 62′, Trashi 71′

Teuta – Luftëtari  1-1
Gomes 14′ / G. Lika 90′

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!