Edison Ndreca ka shënuar golin e parë në sfidën Bylis-Partizani, duke ndëshkuar “Demat e Kuq” në minutën e 18-të të sfidës. Kur të gjithë prisnin krosimin e mesfushorit nga një goditje dënimi, Ndreca mendoi ndryshe.
Mëngjarashi i Bylisit gjuan direkt e në portë nga një pozicion të prirët, duke gjetur të papërgatitur Alban Hoxhën dhe duke e ndëshkuar në shtyllën e parë. Edhe pse portieri i Partizanit bëri të pamundurën ta ndalë topin, sfera e kaloi vijën fatale dhe Bylis në avantazh./abcnews.al
Superiore, java 32
Bylis – Partizani 1-0
Ndreca 18’