VIDEO/ Super Neymar, PSG “shtyp” turqit. Liverpool gol në aksionin e parë

schedule19:30 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 19:30 - 9 Dhjetor, 2020

Luhet pjesa e mbetur e ndeshjes PSG-Basaksehir dhe francezët kanë arritur të kalojnë dy herë në avantazh ndaj turqve. Është Neymar, që ka tundur rrjetën me një “perlë” nga jashtë zone, pas një driblimi të magjishëm.

 

Braziliani gjeti edhe golin e dytë me një kundërsulm shumë të shpejtë. Pas pak minutash erdhi edhe goli i tretë i francezëve. Fillimisht shënoi 20-vjeçari Bakker, pas asistit me thembër të Neymar, por arbitri e anuloi dhe akordoi penallti, për faull të portierit ndaj brazilianit. Mbappe e mori përsipër dhe nuk gaboi nga pika e bardhë.

 

Ndërkohë edhe Liverpool ka gjetur rrugën e rrjetës me yllin e ekipit Mohamed Salah ndaj Midtjylland. Egjiptiani ka arritur “të vjedhë” një top në zonën e dhe shkoi rrufeshëm drejt portës, duke shtyrë sferën brenda kuadratit. /abcnews.al