VIDEO/ Super Kessie, Bregu i Fildishtë debuton në Tokio 2020 me fitore

schedule12:59 - 22 Korrik, 2021

schedule 12:59 - 22 Korrik, 2021

Kombëtarja olimpike e Bregut të Fildishtë e ka nisur me fitoren aventurën në Tokio 2020. Afrikanët mposhtën 2-1 Arabinë Sauditë dhe një nga golat e fitores u realizua nga Franck Kessie.

Mesfushori i Milanit, një ndër pikat më të forta të kuqezinjve dhe lojtarët më të dalluar në sezonin e fundit në Serie A, tundi rrjetën kundërshtare në mesin e pjesës së dytë.

https://streamable.com/f7t5c0

Rezultati ishte 1-1 dhe “presidenti” gjeti golin e fitores për “Elefantët”. 24-vjeçari mori një asist nga Amad Diallo, kreu një driblim fantastik dhe nuk gaboi përballë portierit kundërshtar.

Goditje potente me “sallake”, gol shumë i bukur i Kessie dhe fitore e rëndësishme për Bregun e Fildishtë, që bën pjesë në grupin D bashkë me Gjermaninë, Brazilin dhe Arabinë Saudite. /abcnews.al