Tjetër goleadë për Bayern Munchen, që “shkatërroi” 5-0 në shtëpi Eintracht Frankfurt, duel ku shkëlqeu goleadori Robert Lewandowski.
Bomberi polak realizoi një trigolësh dhe kryeson renditjen e golashënuesve në Bundeslige me 10 realizime në pesë javë kampionat, teksa pati festë edhe për Leroy Sane dhe adoleshentin Jamal Musiala.
Golat dhe rastet e BAYERN MUNCHEN-EINTRACHT FRANKFURT
Vendi i dytë në renditje për kampionët në fuqi me 12 pikë, një më pak se Leipzigu kryesues. Djemtë e Nagelsman nuk e patën të thjeshtë dhe hasën vështirësi në shtëpi me Hertha Berlin, por ia dolën të fitonin 2-1 me përmbysje dhe të ruajnë vendin e parë.
Bayern unstoppable, but Leipzig hold on to top spot ✋✊ #BLMatchday pic.twitter.com/mg4RB0oYby
— Bundesliga English (@Bundesliga_EN) October 24, 2020
Triumf edhe për M’Gladbach, që ia doli të kthehej me tre pikë në shtëpi pas suksesit 2-3 në fushën e Mainz. Dueli tjetër midis Union Berlin dhe Freiburg u mbyll në barazim 1-1. /abcnews.al