Migjen Basha ka debutuar dhe e ka provuar diçka të tillë në derbi. Melbourne Victory ka barazuar 0-0 me Melbourne City dhe mesfushori shqiptar është aktivizuar në minutën e 85-të të ndeshjes. Do kishte dashur të luante më shumë dhe të fitonte, por gjërat shkuan si shkuan.
Melbourne Victory shënoi një gol në këtë ndeshje, por u anulua pasi arbitri pa në VAR pozicionin e sulmuesit. Kamsoba, në minutën e 56-t, pas një aksioni model të skuadrës së tij, i vetëm me portierin kundërshtar shënoi. Festimi ishte një spektakël më vete, por VAR bëri që ai moment i bukur të mos zgjaste shumë. /abcnews.al