VIDEO/ “Sundimi i ligjit”, vihen në pranga 4 persona të cilët ishin shpallur në kërkim

schedule12:19 - 2 Shkurt, 2024

schedule 12:19 - 2 Shkurt, 2024

Katër persona, të cilët ishin shpallur në kërkim, u arrestuan në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”.

Një 37-vjeçar u vu në pranga, pasi gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Ndërkaq, një 34-vjeçar ishte dënuar me dy muaj burgim, pasi kishte drejtuar automjetin në mënyrë të parregullt.

Një 25-vjeçar, i shpallur gjithashtu në kërkim, u prangos nga unformat blu të kryeqytetit, pasi është dënuar nga gjykata me 6 muaj burgim, për veprën penale “Largimi nga vendi i aksidentit”;

Po një 25-vjeçar, ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!