VIDEO / Sulmohet me vezë zëvendëskryeministri Avdullah Hoti

schedule13:33 - 22 Shkurt, 2020

schedule 13:33 - 22 Shkurt, 2020

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,  është qëlluar me vezë afër godinës së Qeverisë së Kosovës.

Përmes një video të shpërndarë në rrjetet sociale, shihet momenti kur zv.kryeministri Hoti sulmohet me vezë nga persona të panjohur, në momentin që ai ishte duke ecur në rrugën prapa ndërtesë së Qeverisë së Kosovës, i shoqëruar nga tre persona të tjerë.

“Taksën s’ban me hjek. Taksën s’ban me hjekë”, dëgjohet të thotë personi, që mendohet se ka hedhur vezët në drejtim të Hotit.

Hoti ka reaguar pas sulmit me vezë ku thekson se ata që e kanë sulmuar sot tentojnë të mbajnë Kosovën të izoluar, sipas tij vendi nuk është me i izoluar. Të izoluar janë vetëm ata që po japin urdhra të tillë.

Postimi i plotë:

Porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar. Kosova më nuk është e izoluar. Të izoluar janë vetëm ata që po japin urdhra të tillë.

Shtëpia pa miq nuk mbahet. Qeveria e re, me LDK-në brenda si partner kyç, nuk bënë kompromis me miqësinë me SHBA-në.

Sinjalet e qarta nga Qeveria e re se krimi ekonomik, zhvatja dhe kapja e shtetit po marrin fund i kanë trishtuar ata që na kanë mbajtur të izoluar.

Ne nuk do të lejojmë që raportet me miqtë tanë të nëpërkëmbën për interesa elektorale.

Ne jemi të vendosur t`i japim vendit zgjidhje, bashkë me miqtë tanë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!