VIDEO/ Sulmohet me gurë automjeti i ambasadorit gjerman gjatë vizitës në Bregun Perëndimor

schedule13:58 - 30 Prill, 2024

schedule 13:58 - 30 Prill, 2024

Ambasadori gjerman Oliver Oëcza, u përball me një sulm të dhunshëm gjatë vizitës së tij në Bregun Perëndimor të martën.

Studentët palestinezë në Universitetin Birzeit pranë Ramallah shënjestruan diplomatin, duke hedhur gurë, duke dëmtuar automjetin e tij dhe duke e detyruar atë të largohej nga vendi i ngjarjes.

Incidenti ndodhi kur Oëcza mbërriti në Muzeun e Palestinës, brenda kampusit universitar. Videot që qarkullojnë në rrjet, tregojnë studentët që bërtasin dhe tallin diplomatin, duke kërkuar largimin e tij.

Ndërsa situata u përshkallëzua, makina e ambasadorit u vu në shënjestër, ku studentët hodhën sende dhe dëmtuan mjetin.

Gjermania, tradicionalisht mbështetëse e Izraelit, ka mbrojtur gjithashtu të drejtat e palestinezëve dhe nevojën për një zgjidhje të konfliktit që përfshin krijimin e një shteti palestinez.

Berlini nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare në lidhje me incidentin.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!