Manchester United nuk ndalet dhe ka shënuar dy gola të tjerë. “Djajtë e Kuq” kanë ndëshkuar dy herë brenda 6 minutave minutave Newcastle dhe tani kryesojnë me rezultatin 3-1.
Autori i golit të dytë është Mason Greenwood. Presingu lart i Solskjaer rezultoi efikas dhe miqtë gabuan në presionin e United. 18-vjeçari rikuperoi një top dhe lëshoi një sallake të fortë në minutën e 36-të, duke shënuar një gol shumë të bukur (i treti pë këtë sezon).
Greenwood’s goal vs Newcastle (1-2) pic.twitter.com/9SrzZyyfA6
— United Goals ⚽️ (@UnitedGoals__) December 26, 2019
Vendasit shënuan edhe golin e tretë tre minuta përpara fundit të pjesës së parë. Festë për Markus Rashford, i cili ngjitet në kuotën e 11 golave sezonalë në Premier League. 22-vjeçari shënoi me kokë pas një krosi të Wan-Bissaca, duke vulosur në një farë mënyrë fitoren e “Djajve të Kuq”. /abcnews.al
Not renowned for his heading, but Rashford nods one in to make it 3 – 1 pic.twitter.com/nCroP8rGsG
— KingKevCantona ? (@SirAlexGod) December 26, 2019