Atletico Madrid vijon formën e mirë në La Liga dhe sot arriti fitoren e katërt radhazi. Ekipi i Diego Simeones mposhti 4-0 në “Wanda Metropolitana” surprizën Cadiz dhe është ngjitur në krye të kampionatit spanjoll me 17 pikë, po aq sa ka edhe Real Sociedad (baskët kanë luajtur një ndeshje më shumë).
FINAL #AtletiCádiz 4-0
¡Festín goleador del @Atleti en #LaLigaSantander! #ResultadosLS pic.twitter.com/jrNr739JEG
— LaLiga (@LaLiga) November 7, 2020
Joao Felix zhbllokoi sfidën në minutën e tetë, teksa vlen të theksohet edhe gafa e portierit mik në aksionin e golit. 14 minuta më vonë erdhi edhe dyfishimi për vendasit falë një diagonaleje të Marcos Llorente.
Goli i tretë u realizua nga Luis Suarez në minutat e para të fraksionit të dytë. Asist i Joao Felix dhe goditje e saktë e “El Pistolero”, i cili gjeti golin e pestë në La Liga me Atleticon. Suksesi me “poker” u kompletua nga Joao Felix në minutën e fundit.
Kombinime të bukura të ekipit vendas, asist i argjentinasit Correa dhe goli i dytë personal për talentin portugez, i cili shënon dygolëshin e dytë radhazi në kampionat. /abcnews.al