VIDEO/ Sulmesi ganez i bën “karshillik” me golin e dytë, ja reagimi epik i Ronaldos nga pankina

schedule20:07 - 24 Nëntor, 2022

schedule 20:07 - 24 Nëntor, 2022

Rekordet nuk kanë të ndalur për Cristiano Ronaldon, me këtë të fundit që nuk do ta harrojë lehtë debutimin e tij në këtë Kupë Bote. Përveç se arriti të vendoste emrin e tij si një nga lojtarët, që ka luajtur në 5 Kupa Bote të ndryshme, kapiteni i “luzitanëve” me golin e shënuar sot ndaj Ganës u kthye në lojtarin e vetëm në histori, i cili shënon në 5 ediocione të ndryshme të këtij kompeticioni.

Megjithatë, në ndeshjen e cila mbaroi 3-2, në favor të Portugalisë, ka pasur dhe disa momente tensioni. Do të ishte pikërisht minuta e 89’ e ndeshjes, ku sulmuesi ganez Osman Bukari shënon golin e 2-të për ekipin e tij dhe feston golin me ikoniken “siuuu”, festim ky i përdorur nga Cristiano Ronaldo pothuajse pas çdo goli të tiji.

Në atë moment Ronaldo, i cili sapo kishte lënë fushën e lojës nuk kishte sesi mos të reagonte ndaj këtij festimi, reagim ky i cili ka bërë xhiron e rrjeteve sociale. Zemërimi i tij u kthye në buzëqeshje vetëm pak minuta më pas, kur arbitri fërshëlleu 3 herë bilbilit, për të sinjalizuar fundin e lojës, duke regjistruar kështu fitoren e parë në këtë Botëror, për Portugalinë. /i.m /abcnews.al