Është mbyllur takimi në “Molineuax Stadium”, mes Wolverhampton dhe Arsenalit. Në fund të kësaj sfide, do të buzëqeshnin djemtë e Artetës, pasi morën një fitore të pastër 0-2 në një fushë shumë të vështirë.
Nga një gol për çdo pjesë u shënua në këtë takim. Fillimisht, ishte talenti Bukayo Saka ai që gjeti rrjetën në minutën e 43-të, duke shënuar një gol shumë të bukur me të majtën fluturimthi.
Ndërsa në fundin e takimit, Alexandre Lacazette, i ardhur nga stoli, do të vuloste rezultatin final të sfidës. Me këtë fitore, Arsenali ngjitet në kuotën e 49 pikëve, vetëm tre më pak se Wolverhamptoni i vendit të gjashtë./abcnews.al
Premier League, java 33
Wolverhampton – Arsenal 0-1
Saka 43’