Zvicra dhe Danimarka i fillojnë me fitore ndeshjet eliminatore të Botërorit Katar 2022. Të dy kombëtaret siguruan tre pikët e para në grupet e tyre pas sukseseve në transfertë.
Helvetët mposhtën 1-3 Bullgarinë në Sofje, sfidë që e zgjidhën brenda çerek orëshit të parë të ndeshjes. Breel Embolo, Haris Seferovic dhe Steven Zuber ishin autorët e golave për skuadrën mike.
Xherdan Shaqiri dhuroi dy asiste, teksa goli i tretë ishte e gjitha merita e tij. Zvicra e uli disi ritmin pas avantazhit të trefishtë dhe vendasit gjetën golin e nderit me anë të Kiril Despodov sapo nisi pjesa e dytë.
Feston edhe Danimarka në Izrael, përballje që u luajt me tifozë (rreth 5 mijë të pranishëm në Tel-Aviv. Ekipi viking realizoi nga një gol për pjesë dhe fitoi 0-2.
Martin Braithwaite zhbllokoi takimin në minutën e 13-të. Sulmuesi i Barcelonës iu shkëput bukur mbrojtjes vendase dhe dërgoi topin në rrjetë. Jonas Older Ëind vulosi suksesin e Danimarkës në mesin e pjesës së dytë. /abcnews.al