Përveç Ukrainës dhe Anglisë, pasditen e sotme u zhvilluan gjithashtu dhe 2 sfida të tjera, ku më konkretisht, Suedia arriti një fitore me vlerë në Estoni, ndërsa Bjellorusia dhe Anodrra e mbyllën gjithçka në barazimin 0 me 0.
Në sfidën e grupit F, të zhvilluar në Talin të Estonisë, “nordikët” suedezë arritën të shënonin plot 5 herë në portën e vendasve. Gyokeres, Kulusevski, Isak, Quaison e Calesson ishin portagonistët e golave, teksa arritën të shënonin respektivisht në minutat 18’, 24’, 39’, 75’ e 92’ të sfidës.
Falë këtyre rezultateve, Suedia ngjitet në vendin e 3-të të në grupin F, me 6 pikë, 4 më pak se Belgjika dhe Austria e dy vendeve të para, ndërsa Bjellorusia e Andorra janë me nga 4 dhe 2 pikë respektivisht në grupin I, grup ku ndodhet edhe Kosova. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: