Atletico Madrid ka marrë një fitore të pastër 0-2 në transfertë kundër Celta Vigos, por kjo ishte një nga ato ndeshje ku rezultati mund të konsiderohet i gënjeshtërt. Kjo pasi Celta Vigo ishte ekipi që krijoi më shumë raste të pastra, por në fund largohet pa pikë dhe pa asnjë gol të shënuar.
Luis Suarez shënoi që në minutën e gjashtë për ekipin kryeqytetas spanjoll, por që pas kësaj minuta, frenat e lojës i mori Celta. Raste të panumërta dhe një shtyllë e goditur për vendasit, por Atletico ishte me fat.
Në fund, djemtë e Simeonës do të shënonin dhe një herë tjetër me anë të Carrascos, duke marrë tri pikë tepër të vështira në transfertë./abcnews.al
GOLAT/ CELTA VIGO 0-2 ATLETICO MADRID